Gjendet i vdekur një burrë në dhomën e hotelit në Gostivar

Një mashkull i moshës rreth 60-vjeç, mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Gostivar. Rezultatet e para nga ekspertiza tregojnë se në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja të dhunës.

Bëhet fjalë për person i cili kishte prejardhje nga ndonjë fshat të Gostivarit, ndërsa një periudhë më të gjatë ka jetuar dhe punuar jashtë shtetit. Para disa ditëve në Gostivar ka ardhur për vizitë tek familjarët dhe ka qëndrua në hotel.

Gjatë gjetjes së trupit në dhomën e hotelit, rasti është denoncuar në stacionin policor. Një ekip i ekspertëve të SPB Tetovë së bashku me prokurorin publik po kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Hollësi rreth rastit do të bëhen të ditura pasi prokurori nga prokuroria publike e Gostivarit të përfundojë me ekspertizën.

Temat
LajmeRajon

Të afërta