Frika nga shkallët! A është kjo arsyeja e vërtetë pse Trump e May u kapën “dorë për dore”? (Video)

Pamjet që u komentuan shumë, në të cilat shihen presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, si dhe kryeministrja britanike, Theresa May, dorë për dore, tanimë kanë një shpjegim tjetër interesant.

Theresa May dhe Donald Trump janë fotografuar në Shtëpinë e Bardhë duke ecur dorë për dore dhe kjo ishte shpjeguar si shenjë e “marrëdhënieve shumë të mira”.

Megjithatë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo nuk kishte të bënte me këtë.

Dsa burime të “Daily Mail” pretendojnë se kjo kishte të bënte me faktin se Donald Trump ka frikë nga shkallët dhe shpatet, thënë më mirë vuan nga Bathmophobia.

Prandaj, thuhet më tej, ai kryeministren britanike e ka përdorur si një mbështetje.

Më tej shtojnë mediat e huaja se Trump e kishte pranuar më parë se ai vuan nga mysophobia ose germafobije – frika nga infektimit. /Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta