Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me forcat e antidrogës, pas një dyshimi për trafik ndërkombëtar droge, kontrolluan mjetin tip “Scania”, ku rezultoi se ishte fshehur një sasi prej 450 kg kanabis.
Policia do të ndjekë penalisht në gjendje të lirë shoferin e mjetit 61vjeçar, i cili nga hetimet rezultoi se nuk kishte dijeni për drogën, ndërsa shpalli në kërkim dy porositësit e mallit dy të rinj nga Tirana, shkruan tch.
Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave.