Daut Haradinaj: Vepra e Zahirit mbetet frymëzim për të gjithë brezat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se të martën në 20 vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës se me krenari kujton themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në rrjetin social Facebook shkruan se Zahiri me shokë ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, vepra e Zahirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit.

“Sot me krenari kujtojmë, tre nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Zahiri me shokë ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, vepra e Zahirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit”, shkruan Haradinaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta