Armët e veçanta të superfuqisë teknologjike ushtarake izraelite (Foto)

Izraeli sot është një superfuqi teknologjike dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve me shitje vjetore që shkojnë deri në 6.5 miliardë dollarë.

Që prej vitit 1985, shteti hebre mban vendin e parë për eksportin e droneve dhe zotëron rreth 60% të tregut global.

Ndërkohë pas tij vjen SHBA-ja, që furnizon rreth 25% të tregut, përcjell Tema.

Klientët e Izraelit janë shtete si Rusia, Koreja e Jugut, Australia, Franca, Gjermania dhe Brazili.

Në vitin 2010, NATO përdori dronët izraelitë në Afganistan.

Disa nga shpikjet izraelite në ushtri janë robotët patrullues “Guardian UGV”, sistemi anti-rakoteror “Arrow”, mini-satelitë për spiunim, droni “Heron TP”, dhe tanku “Merkava”, një nga më efikasët dhe më të mbrojturit në botë.

Temat
BotëLajme

Të afërta