Protestuesit e fishkëllejnë dhe e quajnë “raciste” kryeministren e Britanisë (Video)

Theresa May u fishkëllye nga disa protestues duke u quajtur edhe raciste, për reagimin e vakët sipas tyre ndaj vendimit të Donald Trump për refugjatët.

Kryeminstrja u ofendua nga demonstruesit e zhurshëm kur ajo mbërriti për një takim me krerët e institucioneve në Cardiff, shkruan DailyMail.

Ajo hyri në sallën e qytetit pa iu përgjigjur britmave, transmeton lajmi.net.

Përndryshe sekretari i jashtëm i Britanisë, i “qetësoi” qytetarët pasi deklaroi se ky ndalim nuk vlen për shtetasit britanik, madje as për ata që vijnë nga shtatë shtetet myslimane për të cilat vlen vendimi i Trumpit.

Temat
BotëLajme

Të afërta