Pamje shokuese/ Mamaja indiane mohon beben: “Është e mallkuar! Duket si alien!”

Një nënë në gjendje të rënduar psikologjike ka refuzuar të ushqejë fëmijën e saj të porsalindur pas problemeve të shumta me lëkurën dhe deformimeve në trup.

28-vjeçarja, e cila ka preferuar mos ta tregojë identitetin e saj, lindi vajzën e saj të dielën, në spitalin shtetëror të Patna-s, në distriktin e Bihar, Indi.

Disa minuta pas lindjes, lajmi për pamjen e tmerrshme të vajzës u përhap në të gjithë vendin, duke bërë që njerëz të shumtë nga e gjithë rrethina të mblidhen në dyert e spitalit për të parë fëmijën.

Prindërit e rinj janë aq të traumatizuar nga pamja e vajzës, sa e quajnë atë një mallkim dhe kanë refuzuar ta pranojnë si fëmijën e tyre. Pasi i dërguan në shtëpi ëmë e bijë, 28-vjeçarja ka refuzuar ta mbajë dhe ta ushqejë.

“Unë dhe familja ime jemi komplet të shkatërruar. Prisja të bëhesha nënë e një fëmije të shëndetshëm, qoftë djalë apo vajzë”, – është shprehur ajo.

Doktorët shprehen se vajza nuk mund të jetojë për një kohë të gjatë, pasi asnjë nga organet e saj nuk është zhvilluar siç duhet dhe probabiliteti i mbijetesës është 1 në 10 milionë.

Lëkura e vajzës është mjaft e fortë, e bardhë dhe e ndarë me çarje të thella.

Temat
BotëLajme

Të afërta