“Mustafi e Xhaka kanë forcuar Arsenalin”

Lauren ka lavdëruar Mustafin e Xhakën, duke thënë se Wenger ka bërë mirë që ka transferuar dy lojtarët në “Emirates Stadium”

Ish lojtari i Arsenalit, Lauren, i cili luajti për “Topçinjtë” gjatë viteve 2000/2006 dhe fitoi Premierligën, ka lavdëruar trajnerin Arsene Wenger për blerjet që bëri gjatë verës – duke përfshirë këtu dy shqiptarët, Shkodran Mustafin e Granit Xhakën, shkruan Goal.com.

“Kjo skuadër është me e fortë se vitin e kaluar. Nuk e mbaj mend Arsenalin kaq të fortë që një kohë të gjatë”, tha fillimisht Lauren.

“Në mbrojtje, kemi nënshkruar me Shkodran Mustafin, në mesfushë me Granit Xhakën derisa në sulm me Lucas Perezin. Mendoj se këto transferime kanë kompletuar skuadrën”, shtoi më tej ish mbrojtësi i Arsenalit tashmë në pension.

Temat
Botë

Të afërta