Ja kur pritet që Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla të përballen në Komision

Është caktuar data se kur do të thirret si dëshmitar djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkëlzen Berisha pritet që të dëshmojë me 1 shkurt, pasi është thirrur nga Komisioni Hetimor parlamentar për privatizimin e kompanisë OSHE nga kompania çeke CEZ.

Ka qenë vetë kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, i cili ka sqaruar se thirrja e këtij dëshmitari vjen si rrjedhojë e përmendjes së emrit të tij në disa deklarata të disa dëshmitarëve.

Nga ana tjetër, Balla ka kërkuar ndihmën e policisë për të sjellë në seancën e radhës edhe të dëshmitarit Arben Doçi, ish-drejtor i parandalimit dhe pastrimit të parave në ministrinë e financave, i cili nuk është paraqitur pas thirrjes së komisionit për të dëshmuar.

Temat
Lajme

Të afërta