Komuna e Prishtinës me plan për lëvizshmëri urbane

Komuna e Prishtinës së bashku me kompanitë nga BERZH, Mott MacDonald dhe Grant Thornton, po përgadisin planin e qëndrueshëm të lëëvizshmërisë urbane në kryeqytet.

Me këtë plan synohet identifikimi i problemeve në trafikun urban që qytetarëve të kryeqytetit tu sigurohet një lëvizje më e lehtë, dhe të sigurohet një transport publik modern.

Ky plan do të bëhet me përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në procesin e vendimmarrjes, zbatimit dhe vlerësimit. Do të përfshihet një gamë e gjerë e grupeve të interesit në qytet, si për shembull të rinjtë, lagjet e qytetit dhe komuniteti, sektori i biznesit, dhe ekspertët e fushës.

Deri në fundin e verës së këtij viti, studimi nga komuna do të bazohet në këto pika kryesore:

– Kuptimi i problemit të lëvizshmërisë urbane dhe sfidat e qytetit – do të bëhen 3000 anketa ashtu që ta kemi pikëpamjen e qytetarëve në këtë fushë, dhe ky process fillon në muajin Shkurt;
– Ndërtimi i një vizioni të ri për lëvizshmërinë urbane dhe kornizën me politike mbështetëse;
– Identifikimi i zgjidhjeve të lëvizshmërisë urbane dhe propozimet për qytetin;
– Zhvillimi i SUMP-it, me një plan të veprimit për secilën fazë;
– Konsolidimi i instrumenteve për monitorim dhe vlerësim të planit në vazhdimësi.

Temat
LajmeVend

Të afërta