Vuçiq: Edhe ne, edhe Kosova duhet t’i harrojmë armët

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte nga Davosi i Zvicrës së edhe Kosova edhe Serbia duhet t’i harrojnë armët dhe për gjithçka të bisedojnë.

Përvec kësaj, Vuçiq në pyetjen e gazetarëve që të komentoj deklaratën e Nikoliqit i cili ka thënë se është i gatshëm se me bijtë e Serbisë të shkojë në luftë, është përgjigjur me pyetje: “A pyesni ju se a do t’i vrasë dikush serbët”, transmeton lajmi.net.

“Vazhdimisht lëviz diçka në mënyra të ndryshme, shpresoj se kjo askush mund t’i shkojë ndër mend. Për çka jemi në fajtor… Për gjithçka mund të flasim dhe për gjithçka mund të të dallojmë, por duhet t’i harrojmë armët. Edhe ata edhe ne”, ka thënë Vuçiq.

Nikoliq ka deklaruar më herët gjatë ditës se është i gatshëm që të tërhiqet nga pozicioni i presidentit nëse Serbia, në rast të vrasjes së serbëve në Kosovë, dhe të luftojë kundër shqiptarëve.

Temat
Lajme

Të afërta