Nëna e vajzës së adoptuar i kërkon Angelina Jolie: “Të lutem më lejo të flas me vajzën time” (Foto)

Nëna biologjike e Zahara-së, vajzës së adoptuar nga Angelina Jolie ka kërkuar që të flasë së paku njëherë me vajzën e saj.

Sipas burimeve të Daily Mail, ajo e ka lutuar për zemër aktoren e famshme vetëm për bashkëbisedim me 12- vjeçaren. “ Të lutem më lejoni të fjalë me vajzën time”, citohet t’i ketë thënë ajo, transmeton Indeksonline. Mentewab Dawit Lebis, e cila është ndarë nga vajza e saj për shkakë të varfërisë ka kërkuar nga Jolie që ta marrë kujdestarinë kohë më parë.

Lebis është duke ëndërruar një takim me vajzën e saj, vetëm për t’i dëgjuar zërin e saj. “Unë dua vetëm t’i tregoni vajzës sime që unë jam gjallë. Nuk dua t’ua marrë atë por vetëm të jemi në kontakt, të bisedojmë me njëra- tjetrën”, ka Lebis që mendohet të jetë nga Etiopia.

Temat
Showbiz

Të afërta