Gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës nesër mbajnë konferencë për media

Gruaja dhe dy vajzat e Hamdi Sopës, bashkë me avokatin Tomë Gashi, të shtunën pasdite, nga zyra e këtij të fundit, përmes një konference për media, kanë paralajmëruar t’i shpalon pretendimet e tyre nëse rasti Sopa, ishte vrasje apo vetëvrasje.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Gashi, në një paralajmërim të tij përmes rrjetit social facebook.

Ky është shkrimi i Tomë Gashit:

RASTI “HAMDI SOPA”

VRASJE APO VETËVRASJE ?
Dr. Teuta Sopa –Doktoreshë e Shkencave të Kimisë, Profesoreshë e Universitetit me dy vajzat e saj Artinë Sopa-Studente, Erna Sopa-Studente, u arrestuan nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortit, respektivisht babit të tyre Hamdi Sopa-ish Zyrtar i lartë për informim në Zyren e ish Kryeministrit Hashim Thaçi.
Teuta, Artinë dhe Erna Sopa u mbajtën në paraburgim për 175 ditë, rreth këtij rasti u bënë shumë ekspertiza edhe jashtë Kosovës, u anagzhuan edhe ekspertë nga Shqipëria dhe Anglia për të demantuar ekspertizën fillesare të Institucioneve të cilave sipas disa zyrtarëve të lartë qveritarë “do të duhej gjithësesi të ju besojmë “.
Ekspertiza që i dërgoj në burg, ka qenë ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, si dhe vendimet e Policisë, Hetuesisë, Prokurorëve dhe të Gjyqtarëve që kanë mbyllur shumë raste me vetëm një ekspertizë….!!!
Ekspertizat që i liruan nga burgu znj.Teuta, Artinë dhe Erna Sopa janë ekspertizat e Institucioneve dhe ekspertëve të pavarur.
Se si ndodhen kthesat dramatike? Se a është mbyllur rasti përfundimisht apo jo?
A gabuan Institucionet e pavaruara që i krijuam ne me mund ?
A do të duhet verbërisht të ju besojmë atyre sepse janë Institucionet tona?
Nëse gabuan Institucionet tona, a gabuan qëllimisht apo nga mosdija?
Për të sqaruar të gjitha këto çështje rreth këtij rastin tepër tragjik dhe të dhembshëm, nëser në konferencen për media DO TË JENË PREZENT ZNJ.TEUTA, ARTINË DHE ERNA SOPA.
Konferenca do të mbahet nesër më 14/01/2017 në orën 14.00 h në zyren time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC).

Temat
LajmeVend

Të afërta