Daçiq: Isa Mustafa provokoi kur Luginën e Preshevës e quajti Kosovë Lindore

“Provokime që paraqesin kërcënim të madh”, i ka quajtur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa, ku ky i fundit Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën i ka quajtur komuna të Kosovës Lindore.

“Kjo është prova më e madhe politike që paraqet kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon. Pse tani po heshtin edhe zyrtarët evropian ndërsa për Haradinajn reagonin. A do të heshtin ata nëse dikush nga Beogradi deklaron se Banja Luka është në Serbinë perëndimore?”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se me këto deklarata Prishtina është duke bërë provokime politike.

Temat
Lajme

Të afërta