Arrestohen në Serbi të dyshuarit për terrorizëm sipas urdhërarrestit nga Mali i Zi

Qytetarët serbë të dyshuar për terrorizëm në Mal të Zi, Nemanja Ristic (43) dhe Predrag Bogicevic (47), u arrestuan sipas urdhërarrestit të Malit të Zi, njoftoi policia serbe.

Zyra e prokurorit malazez dha urdhër për lëshimin e urdhërarresteve në fillim të dhjetorit 2016 për dy shtetas të Rusisë dhe të dy shtetas të Serbisë – Ristic dhe Bogicevic – të cilët janë të dyshuar se kanë organizuar grupin kriminal, i cili ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi kishte planifikuar sulm në Kuvend, arrestimin dhe likuidimin Kryeministrit të atëhershëm, Milo Djukanovic.

Mali i Zi është duke udhëhequr procedurat kundër një grupi prej 18 shtetasve serbë dhe dy shtetasve të Rusisë, shumica e të cilëve është në paraburgim në Podgoricë.

“Kur Serbia të marrë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me marrëveshjen dypalëshe për ekstradimin e shtetasve në Mal të Zi, atëherë procesi do të vazhdojë me kërkesën e atij shteti për ekstradimin e dy shtetasve të Serbisë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nela Kuburovic, raporton Tanjug.

Duke u përgjigjur në pyetjejen e një gazetari në Qeverinë e Serbisë, me rastin urdhër arrestit nga Mali i Zi për qytetarët e Serbisë, Nemanja Ristiq (43) nga Beogradi dhe Predrag Bogicevic (47) nga Kragujevci, mbi dyshimin për tentim terrorizmi në ditën e zgjedhjeve parlamentare të Malit të Zi, Kuburovic tha se Ministria e Drejtësisë nuk ka juridiksion që të veprojë derisa personat nuk janë ndaluar.

“Kur personat të jenë arrestuar, duhet që të marrim një kërkesë zyrtare nga Mali i Zi për ekstradim, që në këtë rast nuk ka ndodhur ende. E vetmja që ka nodhur është se urdhër arresti është dorëzuar në mënyrë të parregullt në Ministrinë e Drejtësisë për mendim”, tha ministrja Kuburovic.

Dje u lirua me kusht ish komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, nga nje Gjykatë franceze, ndërsa mediat theksuan se një nga pikat e forta të mbrojtjes së Haradinajt ishte pikërisht mos ekstradimi i qytetare të Serbisë sipas kërkesës së Malit të Zi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta