Aksident i rëndë në Lushnjë, dëgjohen ulërima femre në njërën prej makinave (Fotot)

Një aksident i rëndë ndodhi në Lushnjë, ku për pasojë u përfshinë tre mjete.

Konkretisht janë përplasur 2 Porsche dhe një Benz.

Porsche që shikoni në foto pra, Porsche i bardhë është përplasur me Benzin dhe më pas me trafikndarësen, ndërsa Porsche i zi raporton qytetari në vendngjarje ka ikur menjëherë.

Nuk raportohen viktima, por zotëria në vendngjarje tha për JOQ, se kishte dëgjuar ulërimat e një femre brenda Porsche-së së kthyer përmbys.

Temat
LajmeRajon

Të afërta