AAK: Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt, qeveria e çakorduar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Ramush Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijmit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.

“Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmikut e të Eulexit dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje “ta bëjë drejtësinë” për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e “mendësisë së Millosheviqit”, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell lajmi.net.

Qeveria e Serbisë sipas këtij subjekti, duhet ta kuptojë se ka përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.

“Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta