Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimi për vdekjen e publicistit Ramiz Kelmendi.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Kelmendi ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore në Kosovë.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit. Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës. Do t’i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme. Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Veseli./Lajmi.net/