Velloja e veçantë e Tunës (Foto)

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, çifti i ri që presin të bëhen prindër të një djali, lidhjen e tyre e kanë çuar në një tjetër nivel.

Siç mësohet nga burime pranë dyshes, ata sot larg mediave dhe vëmendjes publike janë kurorëzuar duke u bërë burrë e grua edhe zyrtarisht para ligjit.

E nga kjo ditë e veçantë ka rrjedhur në internet vetëm një foto. Në imazhin e shpërndarë nga dizejnatorja Vjollca Llapashtica, Tuna duket se definitivisht ka shkëlqyer e veshur në një fustan të gjerë, të thjeshtë por që i rrinte mjaft bukur, shkruan Prive.

Mbetet të shihet me orët nëse çifti do vendosin të ndajnë diçka më shumë nga momenti i rëndësishëm në jetën e tyre.

Temat
Showbiz

Të afërta