Surroi i reagon Mustafës: Shqiptarët e Preshevës nuk fitojnë gjë që i quani Kosovë Lindore

Publicisti, Veton Surroi ka reaguar ndaj kryeministrit Isa Mustafa i cili Preshevën e kishte quajtur Kosovë Lindore.

Surroi ka thënë se shqiptarët e tre komunave në Serbi nuk fitojnë asgjë duke i quajtur Kosovë Lindore.

Ja shkrimi i plotë i Surroit:

Shqiptarët e tre komunave në Serbi nuk fitojnë gjë duke i quajtur si “Kosovë lindore”; prapa këtij formulimi nuk ekziston as edhe një përpjekje për të përmirësuar gjendjen në arsim, shëndetësi, përfaqësim në administratë, liri qarkullimi…

Posaçërisht është formulim bosh kur vjen nga pushteti që nuk tregon aftësi për të mbrojtur interesin e vet Kosovës, lërë më shqiptarëve jashtë saj.

Temat
LajmeVend

Të afërta