Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë rreth takimit të Joe Biden me presidentin Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me figura të rëndësishme amerikane.

Njëri nga këto takimet ishte edhe ajo më zëvendës presidentin Joe Biden. Ndërkaq, për këtë takim ka lëshuar komunikatë edhe Shtëpia e Bardhë, përcjell lajmi.net.

Komunikata:

Takimi i Zëvendëspresidentit Biden me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

Zëvendëspresidenti i Amerikës Joe Biden u takua të mërkurën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryetari përsëriti mbështetjen e Amerikës për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe integrimit të plotë ndërkombëtar.

Ai inkurajoi qeverinë e Kosovës të vazhdojë të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, të zbatojë reformat për të adresuar korrupsionin dhe për të nxitur rritjen ekonomike në Kosovë.

Temat
Lajme

Të afërta