Deda: Jemi drejt finalizimit të Alternativës, ka mbet veç Qendra në Prishtinë

Ai ka thënë se Alternativa e Re do të punoj për ta rikthyer vendin në binarë dhe me i jep zhvillim ekonomik.

“Vetëm kombinimi i zgjidhjeve ekonomike jep rezultat dhe kjo duhet me ndodh edhe në Kosovë”, ka thënë Deda.

Ai ka shtuar se pikërisht mungesa e një konsensusi nacional për tema të mëdha për vendin, ka bërë që Kosova me qenë në një defanzivë si me Perëndimin ashtu edhe në raport me Serbinë.

Deputeti Deda ka thëne se ka mbetur vetëm finalizimi i Qendrës në Prishtinë si dhe propozimi programor i Alternatives.

Sipas tij, shumë njerëz kanë menduar se ata kanë heq dorë për me dalë me Alternativen, por ai ka thënë se shpejt kanë me dalë me propozimin e tyre të ri dhe se qytetaret janë vetëdijësuar se ata tashmë po e shohin se këtij vendi i duhet ndryshimi.

“Ajo çka është me rëndësi është se ky koncept politik ka me vazhdua dhe se kanë pasë takime me shumë njerëz në krejt Kosovën dhe se nuk kanë pasë presion medial”, ka theksuar Deda. /Rrokum.tv

Temat
LajmeVend

Të afërta