Koci: Serbia po pretendon të arrijë qëllime politike nëpërmjet Haradinajt

Avokati Arianit Koci ka thënë se Serbia po pretendon të arrijë qëllime politike nëpërmjet kinse zgjerimit të hetimit kundër Haradinajt.

Koci i cili është avokat mbrojtës i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, beson se gjyqësia franceze do të veproj drejtë ashtu siç e parasheh ligji.

Lexoni postimin e tij në Facebook:

Nuk është hera e parë që Serbia tenton t’i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale.

Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nēpērmjet kinse zgjërimit të hetimit kundër z. Haradinaj. Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze.

Në një rast të ngjashēm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë sē Bashkuar, me gjyqtarin Tim Ëorkman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kērkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar.

Besojmë fuqishëm se edhe kësaj rradhe, do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!

Temat
LajmeVend

Të afërta