Lindita Halimi fotosesion për Eurovisionin te Fadil Berisha (Video)

Këngëtarja kosovare Lindita Halimi, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka nisur qysh tani përgatitjet për këtë event.

Ajo sot ka shkuar në studion e fotografit të njohur shqiptar Fadil Berishës në New York për fotosesionin e Eurovisionit, transmeton “Magazina.al”

Në një video Live, Lindita shihet duke u bër gati për të hyrë në studion e fotografit të njohur shqiptar. Ndryshe këngëtarja nga Kosova e cila jeton në SHBA, do të nis shumë shpejt edhe punën rreth versionit final të këngës “Botë” dhe videoklipit me të cilin do të përfaqësojë shqiptarët në Eurovision i cili këtë vit mbahet në Ukrainë.

Temat
Showbiz

Të afërta