Vullnetarët e iniciativës “RB” shërbejnë me çaj mërgimtarët në Merdare (Foto)

Iniciativa Vullnetare “RB” sikur edhe herëve tjera ka bërë sonte një vepër të mirë dhe mjaft të qëlluar.

“Duke e pasur para sysh kontributin e mërgimtarëve tanë për çështjen e Kosovës, ne e morëm sonte një iniciativë për t’i shërbyer mërgimtarët tanë me nga një çaj të nxehtë, të cilët prisnin me orë të tëra në kolonë për ta kaluar kufirin e Kosovës në Merdar. Ne jemi dëshmitarë se këto ditë po mbretëron një dimër i acartë, por edhe njëkohësisht mërgimtarët tanë po detyrohen të presin gjatë nëpër kufij gjatë rrugës për në Kosovë dhe anasjelltas. Prandaj një veprim i yni modest për t’i shërbyer vullnetarisht ata me nga një çaj të nxehtë kamomili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga ta”, tha mes tjerash kryetari i Iniciativës Vullnetare “RB” Reshat Blakçori.

Blakçori i shoqëruar nga disa aktivistë të kësaj organizate u shpreh i kënaqur edhe për mirëpritjen ndaj këtij aktiviteti vullnetar nga ana e Policisë kufitare.

Natyrisht se ky aktivitet nuk ka qenë lehtë të kryhet në ambientet e jashtme në këto temperatura të acarta të dimrit. /Lajmi.net/

Temat
Lajme

Të afërta