Trazira mes luftanijeve amerikane dhe atyre iraniane

Një luftanije amerikane qëlloi me tri të shtëna paralajmëruese drejt katër anijeve revolucionare Islame të Iranit pasi ato u afruan me një normë tejet të lartë shpejtësie në ngushticën e Hormuzit, thanë sot dy zyrtarë amerikanë të mbrojtjes për Reuters.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se luftanija amerikane i kishte paralajmëruar me një komunikim radiofonik, por anijet iraniane nuk iu përgjigjën kërkesave për të ngadalësuar.

Shkatërruesja e marinës amerikanë gjuajti menjëherë drejt tyre në shenjë paralajmërimi, ndërkohë që dhe një helikopter i marinës amerikane po qëndronte në gatishmëri.

Anijet iraniane u afruan drejt nesh me shpejtësi të madhe më gati 800 metra, kanë thënë ata.

Temat
BotëLajme

Të afërta