Dy familje kosovare aksidentohen me një kamion në Austri

Shtatë shqiptarë të Kosovës janë lënduar lehtë, pasi u përfshin në një aksident automobilistik në Salzburg.
Dy familje shqiptare, të cilët po shkonin në Perëndim nga Kosova pasi kishin kaluar pushimet, janë përplasur sot me një kamion në një autostradë në Salzburg.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, derisa shtatë persona janë lënduar lehtë, njoftojnë mediet austriake, transmeton insajderi.

Siç shkruan Nachrichten.at, kamioni nga Austria ishte duke ndryshuar shirit në autostradë, çka bëri që dy makinat e shqiptarëve nga Kosova të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Temat
BotëLajme

Të afërta