Dalja surprizë e Brad Pitt në “Golden Globes” emocionon publikun në sallë, shikoni sa është dobësuar (Foto)

Nëse është diçka për të cilën nuk kemi aspak dyshime është fakti se Brad Pitt ka ende shumë kolegë dhe dashamirës brenda Hollywood-it.

Në ndarjen e çmimeve “Golden Globes 2017”, aktori u shfaq në skenë për të prezantuar filmin e Barry Jenkin, “Moonlight”, që ishte nominuar për ‘Filmin më të mirë dramë’.

Në fillim publiku nuk e kishte mendjen dhe as nuk e priste që Pitt të shfaqej në skenë. Por sapo e kuptuan që ishte ai, menjëherë ovacionet u rritën duke e emocionuar edhe vetë aktorin i cili për një moment u bllokua.

Kjo në fakt ishte dalja e parë në ekran për Pitt pas gjithë trazirave me ndarjen e tij nga Angelina Jolie. Sigurisht që aktori nuk foli aspak për jetën e tij personale por duartrokitjet ishin të gjitha për ta mbështetur atë në këtë fazë të vështirë të jetës. /Blitz

Temat
Showbiz

Të afërta