Përmes lotëve, Kim K tregon si e grabiten në Paris (Video)

Grabitja e Kim.K në Paris u kthye në çështjen kryesore të medieve për javë të tëra.

E ndërkohë që vetë 25 vjeçarja heshte, hap pas hapi flitej për atë që kishte përjetuar gjatë grabitjes. Por më në fund, vetë Kim ka folur për herë të parë dhe ka treguar për momentet e tmerrit që ka përjetuar.

Në një video të shkurtër nga episodet e reja të serialit real televiziv, transmetimi i të cilave fillon në mars duket momenti kur Kim tregon atë ç’ka përjetuar në momentin e grabitjes teksa është e rrethuar nga motrat e saj të cilat po e dëgjojnë me shumë vëmendje.

Përmes lotëve, ylli i reality show-t u rrëfen motrave se kishte shumë frikë pasi grabitësit i thanë që nuk kishte asnjë mënyrë për të dalë dhe se do ta qëllonin atë pas shpine.

Temat
Showbiz

Të afërta