Stresi lajmërohet nga arratia, këto janë fjalët që ia dedikon babait të tij

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi ka qenë shumë i përfolur në media, kjo për shkak të bastisjes së shtëpisë së tij nga Policia e shtetit.

Ai nuk është dorëzuar në polici, teksa së fundmi përmes rrjetiti social Instagram është lajmëruar duke thënë se është mirë, dhe se atij po i bëhen padrejtësi.

Stresi i ka dedikuar një shkrim të gjatë babait të tij, nga i cili kërkon falje dhe sqaron se djali i tij nuk është “problematik’, por është ‘demoktratik’.

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur policinë, për të cilët ka reaguar me ofendime, gjersa në fund të postimit është vetshpallur ‘Robin Hood’.

Ky është statusi i plotë i reperit:

“Bab asnje prinder nuk do qe fmija i tij te jet problematik si une …. mirepo un zgjodha te jem sfidant ne kete jete dhe mos u merzit neve na mesove se cfare do te thote te jesh njeri i lire e demokratik por jo problematik. Nuk ka per te ekzistu asnje rregjim qe mundet te na mposhte neve thjesht jan nje shtet hakmarres dhe gjak pirsa , njerez jo familjar dhe pushtetare perversa . Ju jeni palaço o Punonjes te rajonit nr 4 e kam per disa kokrra jo per te gjithe ata e dine me ke e kam pasi ta shohin kete status . ju bej me dije qe jeni pa shkolle keni arritur aty nje zot e di se si sju vej faj qe i çoni çeshtjet personale sepse aq dituri keni , Me shijoj arratia deri sa te dale e verteta ne shesh dhe ate e ka ne dore drejtesia shqiptare dhe jo ju o palaco te policise se krimeve te rajonit nr 4 e theksoi se kam me te gjithe por dihet me ke . Ju pres me parurim . Me Rrespekt Robin Hood.”

Temat
Showbiz

Të afërta