Kim thyen heshtjen, flet për plaçkitjen në Paris dhe situatën me Kanyen (Foto/Video)

Kim Kardashian për herë të parë është parë duke folur për ngjarjet e fundit që goditën jetën e saj.

Bukuroshja e familjes më të famshme, ka pësuar një goditje kur në muajin tetor të vitit të kaluar u ballafaqua me një plaçkitje që i ndodhi asaj në një apartament me qera në Paris.

Për këtë bukuroshja flet në detaje në episodet e reja të serialit real televiziv, “Keeping up with the Kardashians”, transmetimi i të cilave fillon në mars.

Megjithatë, në një video të shkurtër paralajmëruese rreth 30 sekondëshe të publikuar në E! Online, Kim flet tejet e shqetësuar për plaçkitjen në Paris, duke u shprehur se ajo u frikësua se do ta vrisnin.

Me lot në sy, ajo flet edhe për situatën e Kanyes, teksa shihet duke pranuar një telefonatë, që nuk dihet nëse është nga bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet e gatshme për t’i ndihmuar, teksa i kumtohet lajmi për pranim të tij në një spital për shkak të vuajtjes nga kolapsimi i rastësishëm.

Kim shihet e rrethuar nga nëna e saj e cila i qëndron pranë dhe e cila duket mjaft e shqetësuar, ashtu sikurse motrat e saj.

Episodin e plotë me të gjitha detajet do të mund ta shikoni në mars, kur edhe nisë sezoni i transmetimit të “Keeping up With the Kardashians”, një prej reality shou më të shikuar në botë.

Temat
Showbiz

Të afërta