Gold AG nuk ka shkuar me nënën në Mekë, këta janë personat që po e shoqërojnë atje (Foto)

U përfol para pak ditësh se reperi i njohur Gold AG ka marrë rrugën drejt Mekës, dhe se ka shkuar atje bashkë me nënën e tij.

Por mesa duket ky lajm del të jetë i pavërtetë, për arsye se në një fotografi të siguruar nga IndeksOnline, ky i fundit shfaqet në prani të disa personave të tjerë.

Pranë tij gjenden producenti i njohur Kreshnik Avdiu, imami Xheladin Faziu si dhe studenti i masterit në Medine, Mërgim Jakupi.

Ata kanë shkuar atje me rastin e “Umrah”-s, që simbozlion vizitën e dy vendeve të shenjta të Mekës dhe Medinës jashtë kohës së haxhit. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta