Butrinti: Tuna më refuzoi, tani po kërkoj një tjetër këngëtare

Këngëtari i ri Butrint Imeri ka qenë i ftuar mbrëmë (e premte) në emisionin “Top Show Magazine”, ku ka rrëfyer ndër të tjerash për karrierën dhe projektet e tij të fundit.

Në një nga momentet ai është pyetur për një bashkëpunim, i cili ishte paraparë të bëhej mes tij dhe këngëtares Tuna, gjersa këngëtari u përgjigj se ky bashkëpunim mes tyre u anulua,

“Ajo kërkoi që ta merrte këngën vetëm për vete kur unë i ofrova refrenin. Por kënga ishte e imja, pra e kisha bërë vetë dhe kështu që, e mbajta për vete!”, është shprehur Butrinti.

Gjersa në pyetjen se cila është këngëtarja e radhës me të cilën do donte të bënte një bashkëpunim, ai u shpreh: “Kam shumë dëshirë të bashkëpunoj me Elvanën, sepse më pëlqen shumë si këngëtare”. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta