Ç’po “gatuajnë” Noizy dhe Dafina Zeqiri (Foto)

Ata të dy dikur nuk kishin një marrëdhënie të mirë por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Noizy dhe Dafina Zeqiri jo vetëm që i kanë sqaruar çështjet mes tyre por edhe kanë nisur një shoqëri e cila si duket do të finalizohet me një bashkëpunim të afërt. Të paktën këtë kuptojmë nga takimet e tyre të shpeshta të bëra së fundmi. Ashtu siç e tregon edhe kjo foto ku Noizy po darkon me Duffyen dhe dy miqtë e tij Lil Kolin dhe Erik Fullani.

Këtë herë kanë vendosur të darkojnë në restorant ndryshe nga më parë kur këngëtarja ka qenë e ftuar në shtëpinë e reperit i cili edhe ka gatuar për të. Ndërsa shumë shpejt pritet që të “gatuajnë” bashkë bashkëpunim e tyre./ In Tv/

Temat
Showbiz

Të afërta