Veseli, për Listën Serbe: Dialogu i brendshëm me komunitetin serb është prioritet i imi

Deputet e Listës Serbe kanë “ngrirë” sërish pjesëmarrjen në Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kosova ka nevojë për një dialog i cili i tejkalon kornizat e Brukselit. Sipas tij, dialogu i brendshëm me komunitetin serb është prioritet i tij.

“Gjithçka që e lehtëson këtë komunikim dhe krijon një klimë ku komuniteti serb në Kosovë e kupton që nuk është i mbrojtur nga komuniteti ndërkombëtar, por nga komuniteti shqiptar, dhe që adresa e tyre është Prishtina e jo Beogradi, atëherë edhe angazhimi i deputetëve serbë të Kosovës në politikë do të jetë shumëfish më i dobishëm sesa ai që është tani”, ka thënë Veseli.

Temat
LajmeVend

Të afërta