Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Marko Gjurqin e ka kapur çmenduria nga nervozizmi se Kosova po e shtrin sovranitetin e saj në veri.
Me këtë rast ajo i është kundërpërgjigjur deklaratës së Gjuriq se Tahiri është serbe dhe se sot është kontrabanduar kur ka dalë në pjesën veriore.
“Gjuriqin e ka kapur çmenduria. Ai edhe të gjithë zyrtarët e Serbisë e dinë se është shteti i Kosovës”.
“Janë ata që marrin leje për të hyrë në Kosovë, bëhet të sëmurë dhe hyjnë nëpër autoambulanca, pra janë ata që kontrabandohen”, ka thënë Tahiri.
“Jam e bindur se këto deklarata të tij janë bërë për konsum të brendshëm”.
“Është shumë më me rëndësi të them se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka hapur zyrat qendrore në veri dhe unë kam inauguruar qeverinë në komunën e Mitrovicës Veriore. Aty kanë filluar punën 20 ministri dhe agjenci qendrore”.
“Ne po shtrijmë sovranitetin e shtetin dhe në katër komunat veriore dhe kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit”, ka përfunduar Tahiri, njofton Klan Kosova.