Nishani vlerëson personalitetet e artit dhe kulturës që nuk jetojnë më

Presidenti Bujar Nishani, me rastin e festave të fundviti, ka organizuar një pritje për personalitetet e artit dhe kulturës.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur përpara të ftuarve, Nishani tha se viti 2016 ishte viti i ndarjeve nga jeta të disa prej personaliteteve të artit.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti ndaj tyre, Nishani kërkoi që të mbahet një minutë heshtje.

“Vendosa të mbaj këtë mbrëmje, me pjesën më të formuar, me njerëzit e artit, shkencës dhe kulturës.

Është një mbrëmje të cilën institucioni i kartë që kam nderin të përfaqësoj, vendosi që ta dedikoj falënderimin dhe mirënjohjen e atyre njerëzve që çdo ditë kontribuojnë për atë që është vlera e një shoqërie; civilizimi. Meqenëse sonte jemi me njerëzit e artit dhe kulturës, në fund të një viti, pati ulje dhe ngritje, pati shumë sfida. Ishte një vit që na ndahu me njerëz, që s’do t’i kemi mes nesh fizikisht; Demir Hyska, Teodor Laçko, Kristo Frashri, Lazer Filipi, Alfred Huçi, Dhimitër Plasari, Zef Mirditës, Vilson Kulicën, Telat Agollin, Ergi Ndinin, Gjelosh Ndokajn, Naile Hoxhë dhe së fundmi Bujar Lakon. Ndaj më lejoni që sot t’ju ftoj për një minutë heshtje. I përjetshëm emri, kontributi i tyre.”, tha Nishani.

Temat
LajmeRajon

Të afërta