LSDM: Koha e Gruevskit ka mbaruar, tani është koha e Qeverisë se re

Nikolla Gruevski të ndalojë duke i keqtrajtuar ekspertët dhe mediat të përmbush dëshirat e tija, theksojnë nga LSDM-ja.

“Pasi filluan ta braktisin bashkëpunëtorët e e tij më të afërt, Gruevskit iu bë e qartë se mbeti vetëm dhe se një orë më parë duhet të largohet nga pozita udhëheqëse e VMRO-DPMNE-së.

Nikolla Gruevski është e kaluara dhe nuk mund të ndalojë ndryshimet e filluara nëpërmjet teksteve të porositura, transmeton TetovaSot.

Shumica e qytetarëve përmes votës dhe stilolapsit e mposhtën regjimin e Gruevskit. Kryetari Zoran Zaev dhe LSDM-ja së bashku me qytetarët realizuan fitore historike me mbi 600,000 vota, të cilat konfirmuan rrugën e ndryshimit. Vjen jeta”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja, më tej theksojnë se për të gjithë opinionin e gjerë është e qartë, që Maqedonia do të ketë një qeveri të re të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Qeveri e cila do të sjellë përsëri jetë në Maqedoni.

Temat
LajmeRajon

Të afërta