Lladrovci: Më vjen keq që nuk ka vend në sallë për të gjithë ju që keni shpreh interesim

Kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar sonte se nesër, e enjte, zyrtarisht do të marrë detyrën e kryetarit.

Ai ka thënë se në orën 13 do ta bëjë betimin solmen në Asamblenë komunale të Drenasit.

“Në ora 14, do të vë kurora me lule në Prekaz dhe Likoshan. Në ora 15, do të pres në takim familjet e dëshmorëve, në komunë. Ju njoftoj, po ashtu se shumë miq e dashamirë, nga Drenasi dhe më gjerë, kanë shfaq interesim të marrin pjesë në betimin tim solemn”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka shprehur keqardhje që salla e Kuvendit komunal.

“Nuk ka vend të mjaftueshëm për mysafir dhe pjesëmarrës, për aq sa Ju keni shprehur interesim dhe dëshirë të merrni pjesë në këtë seancë solemne. Qytetarë të Drenasit, ju falënderoj të gjithëve, dhe shprehi respektin tim të thellë për përkrahjen Tuaj, përkrahje pa të cilën unë nuk do të isha shpallur fitues i zgjedhjeve”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta