Kur dy këngëtare të njohura, përdorin të njëjtën veshje (Foto)

Tendencat e modës kemi mundësinë gjithnjë që t’i shohim te figurat publike, të cilat nën kujdesin e stilistëve gjithnjë shfaqen në trend me modën e fundit

Por, shpesh herë nga pakujdesia, mund edhe të ndodh që dy personazhe VIP të kenë të njejtën veshje, ose të njejtin dizajn të përdorur në materialet e tyre. Një gjë e tillë u ka ndodhur së fundmi këngëtareve Mimoza Shkodra dhe Tuna.

Kjo e fundit, ka mahntiur publikun me paraqitjen e saj në fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike”, ku u shfaq me një fustan të shkurtër dhe të zi, teksa në pjesën lart kishte një bluzë të zezë me mëngë të gjata, të zbukuruar me shkëlqim të disa gurëve shumë të veçantë.

Tuna – Kënga Magjike 2016

Por, i njejti dizajn në bluzën e Tunës, është parë së fundmi në fustanin e këngëtares Mimoza Shkodra, në një prej programeve festive për Vitin e Ri.

Mimoza Shkodra në programet festive

Ajo ishte shfaqur në një duet me Genën, teksa fustani i saj i zi, kishte të njejtin model me atë të Tunës në fazën e konkurrimit të festivalit në “E diela Shqiptare”.

Megjithatë, dizajni me gurë shkëlqyes nuk është e vetmja e përbashkët e dy këngëtarëve, kjo pasi ato kanë edhe të njejtin stilist, Valdrin Sahitin. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta