Ja si arrin Jennifer Lopez të duket kaq e re dhe kaq seksi

Si arrin Jennifer Lopez ta duket aq e re dhe ta ketë trupin aq seksi? Cili është sekreti i saj?
Duke bërë ushtrime, nën tingujt e muzikës së saj, me sa duket.

“Një gjë me të cilën ajo duhet të përballet është se unë jam po ashtu adhuruese e muzikës së saj, prandaj i lëshoj këngët e saj vazhdimisht gjatë ushtrimeve tona”, ka treguar trajnerja e saj, Tracy Anderson, transmeton Gazeta Express.

Ajo vazhdimisht i cakton Lopezit ushtrime të vështira. “Por, ajo nuk është prej atyre që ankohen”, thotë Anderson.

“Ne punojmë bashkë që më shumë se tre vjet dhe ajo e di se nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, gjithçka do të ketë sukses. Prandaj rezultatet e saj janë të dukshme tani”, thotë Anderson. /Express/

Temat
Showbiz

Të afërta