Ish-futbollisti i Barcelonës: Turp, ja çfarë më bëri klubi katalunas (FOTO)

Futbollisti i Middlesbrough, Adama Traore, ka goditur Barcelonën.

Ish-futbollisti i skuadrës katalunase mendon që meritonte më shumë sa ishte pjesë e klubit nga “Camp Nou”.

“U largova nga Barcelona sepse ata nuk ma japën asnjë mundësi. Qëndrova te Barcelona B për dy vjet, por ata nuk më trajtuan mirë, edhe pse mentaliteti im ishte që të vazhdojë të rritem”, deklaroi Traore për “Mundo Deportivo”.

Ai ka thënë në fund që tashmë është fokusuar te Middlesbrough, ku u transferua nga Aston Villa. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta