Greqia ndërton kampe të reja refugjatësh në ishujt pranë Turqisë

Greqia ka ndërmend të ndërtojë kampe të reja refugjatësh në ishujt përballë brigjeve të Turqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur këtë të mërkurë ministri për Emigracionin, Yannis Mouzalas, i cili ka sqaruar se vendimi është marrë për shkak të mbipopullimit të kampeve ekzistuese.

Në strukturat e reja do të mund të qëndrojnë deri në 200 persona dhe sipas ministrit, në këtë mënyrë do të mund të përshpejtohen procedurat e shqyrtimit të kërkesave për azil.

Thuajse një e katërta e rreth 62.700 emigrantëve të bllokuar në Greqi ndodhen aktualisht në ishuj dhe nuk janë të autorizuar të largohen, përcjell TCh.

Sipas Mouzalas, pas shumë javë vonesë, aktualisht të gjitha kampet për refugjatë në Greqi janë të pajisur për t’u bërë ballë vështirësive të dimrit.

Temat
BotëLajme

Të afërta