FSK’së nuk i lejohet t’i asgjësojë minat në veri

Në më shumë se 50 milionë metra katrorë, u pastruan dhe u asgjësuan 90 mijë mina dhe mjete të pashpërthyera, nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por, një aktivitet të tillë, Forca kurrë nuk arriti ta bënte edhe në pjesën veriore të vendit. Pavarësisht profesionalizimit dhe kërkesës së saj që të operonte në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e në veri të Mitrovicës, një leje e tillë nuk iu dha asaj asnjëherë.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shpreson se një leje e tillë do t’u jepet në fillimin e 2017-ës. Sidoqoftë, 8 për qind e pjesëtarëve të forcës janë nga komuniteti serb, 2 prej të cilëve tashmë kanë marrë gradën oficerë, pasi kanë përfunduar shkollimin në Akademinë Ushtarake në Maqedoni, raporton KTV.

Gjeneral Rama ka theksuar se Forca nuk ka dashur të bëhet barrë e shtetit, andaj edhe ristrukturimin e saj e ka dizajnuar në formë graduale.

Temat
LajmeVend

Të afërta