Festivali i RTSH-së e ndryshon tërësisht pamjen e Lindës (Foto)

Këngëtarja që shumë u mundua në karrierën e saj duke filluar nga mbipesha e deri te fitorja e festivalit të RTSH-së, Linda Halimi, kishte shumë paragjykime sa i përket dukjes

Edhe pse zëri i saj nuk krahasohet me shumë kolege të saj, pasi që ka një zë shumë të mirë dhe të fuqishëm. Linda asnjëherë nuk arriti të përflitet për linjat e saj seksi, pasi që dihej se ishte një vajzë e cila kishte kile më shumë se që duhet, shkruan Kosovarja.

Por, shkuarja e saj në SHBA, e transformoi në një person krejt tjetër. Linda në festivalin e fundvitit në RTSH u prezantua me këngën e saj “Botë” dhe e fitoi çmimin e parë, këngë kjo e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë në EuroVision.

Linda u shfaq në këtë festival me një pamje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim Lindën.

Më poshtë Revista Kosovarja ua sjell një foto të këngëtares Halimi ku ajo e ka hedhur në profilin e saj në instagram e që duket si një ikonë e bukurisë, me pamjen e saj të re.

Temat
Showbiz

Të afërta