Erdogan kritikon ashpër artistët turq: Vetëm kemi kopjuar dhe atë e kemi bërë shumë keq! (Video)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot në Ankara se Turqia ka ndjekur një strategji të gabuar në art, fatkeqësisht duke kopjuar dhe imituar shumë, por në mënyrë shumë të keqe, raporton Anadolu Agency (AA).

Vërejtjet e tij Erdoğan i bëri gjatë ndarjes së çmimeve të cilat i ndanë presidenca për arritjet në sfërën e kulturës dhe artit.

“Të gjithë ata që kontribuojnë në jetën kulturore, artistike dhe shkencore të Turqisë, i bëjnë një shërbim të madh vendit. Me anë të këtij çmimi duam të falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim”, tha Erdoğan.

Ai tha më tej se kontributi në kulturë, art dhe shkencë, nuk do të vlerësohet më pak nga kontributi në sferën e sigurisë, ekonomisë, shëndetësisë apo sportit.

Erdoğan tha se “në këtë vend në dy shekujt e fundit për shkak të traumave të dukshme theksi është përqendruar në mbijetesën, duke bërë që pak kohë dhe më pak energji të drejtohet në fushat tjera”.

Sipas tij, gjatë formimit të shtetit të ri, në kulturë dhe art është ndjekur një strategjinë e gabuar.

“Në kohë kur janë avancuar të arriturat në mjetet e komunikimit ne nuk kemi mbetur në një pikë të historisë. Sigurisht se është dashur interaksion por ne e kishim të njëanshëm. Bashkë me sferat tjera të veprimit, në kulturë dhe art kemi kopjuar shumë por atë e kemi bërë shumë keq”, tha Erdoğan, sipas të cilit, botës nuk i janë treguar vlerat autoktone.

Megjithatë tha Erdoğan, janë bërë edhe vepra të mira artistike por ato kanë qenë pak në numër, ndërkohë që sipas tij dështimi qëndron në faktin se motivi kryesor i njerëzve është paraja.

Çmimi i presidentit të Turqisë në fushën e letërsisë i takoi Mustafa Kutlut, në shkencat shoqërore Kemal Karpat Hasim, në fushën e muzikës Erol Parlak, në Kinematografi, Sener Sen, art tradicional Feridun Ozgoren.

Temat
BotëLajme

Të afërta