Deklarata e Shaqirit mes më të mirave të vitit

Deklarata e Xherdan Shaqirit për fanellat e Zvicrës, është në mesin e më të mirave të vitit 2016.

“Shpresoj që Puma të mos prodhojë prezervativë”, kishte thënë Shaqiri pas ndeshjes Francë-Zvicër, ku disa prej helvetikëve iu ishin shqyer fanellat gjatë ndeshjes.

Tabloidi britanik, “The Sun”, e ka futur deklaratën e kosovarit në mesin e më të mirave të vitit 2016, përcjellë “lajmi.net”.

Më poshtë i keni edhe katër deklarata tjera shumë interesante, që janë dhënë gjatë këtij viti.

Pep Guardiola: Jam i lumtur që fansat qëndruan deri në fund. Në ndeshjet e fundit, në dhjetë minutat e fundit të takimit ata po zhduken.

Claudio Ranieri: Hej jemi në Ligën e Kampionëve. Dilly-ding, dilly dong. Ju flisni ‘blla blla blla’, por jemi në Ligën e Kampioënve. Fantastike.

Roy Hodgson për largimin nga Anglia: Nuk e di çfarë kërkoj këtu.

Arsene Wenger: Duhet të jeni të lumtur, Rob Holding është anglez, 20-vjeçar, por më vjen keq që nuk kushtoi 55 milionë funte, andaj nuk është i mirë.Deklarata e Shaqirit mes më të mirave të vitit

Temat
Sport

Të afërta