Shkrirja e akullit në Siberi, fund i tmerrshëm për njerëzimin

Me mijëra vjet, peizazhet siberiane të mbërthyera me akullin e përjetshëm kanë shërbyer si frigorifer gjigant për gjithçka që është groposur në të. Por, trualli ka filluar të shkrihet ngadalë…

Me mijëra vjet, peizazhet siberiane të mbërthyera me akullin e përjetshëm kanë shërbyer si frigorifer gjigant për gjithçka që është groposur në të. Por, trualli për shkak të ngrohjes globale ka filluar të shkrihet ngadalë, ndërsa tundra nxehet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit.

“Permfrsoti është bombë me sahat”, thotë Robert Spencer, shkencëtar e ekspert për çështje të ambientit në Universitetit e Floridës. Kur të shkrihet, shkruan Wired e transmeton Dritarja.net, mund të lirojë një paletë të tërë të gjërave të këqija, e këto janë disa prej tyre:


1. Bakteriet

Niveli i rrezikut: I kohëpaskohshëm

Para 75 vitesh, epidemia e antraksit në Siberinë Perëndimore ka kositur kope të tëra drerësh. Kur në prill trupat janë shkrirë, me këtë sëmundje janë infektuar 23 njerëz, prej të cilëve njëri ka vdekur nga pasojat e sëmundjes.

2. Karboni

Niveli i rrezikut: Shumë i lartë për njerëzimin

Mbetjet e barit e bimëve e shtazëve tjera të mbërthyera në akullin e përjetshëm mund të lirojnë rreth 1500 miliardë tonë karboni. Mikrobet të cilat do të ushqeheshin me to do të lironin sasi të tjera të dyoksidit të karbonit, i cili edhe më tej do ta shtonte ngrohjen e atmosferës, kështu që do të ndihmonte shkrirjen e akullit dhe përshpejtonte procesin e ngrohjes.

3. Metani

Niveli i rrezikut: Ekstrem

Shkencëtarët në vitin 2014 kanë filluar të vërejnë kratere masive anembanë siujdhesës ruse Yamal. Shpjegimi më i besueshëm> Sapo trualli është bërë më i ngrohtë e më i lagësht, bakteriet kanë filluar të prodhojnë më shumë metan (i cili përndryshe është 30 herë më potent për nxehjen e atmosferës se dyoksidi i karbonit. Këta xhepa të mbushur me gaz kanë filluar të krijohen nën tokë dhe në një çast shpërthejnë, duke krijuar të çara të thella në truall.

4. Fisnikëria siberiane

Niveli i rrezikut: Pak shqetësuese

Shkencëtarët rusë në vitin 1993 kanë gjetur një kufomë gruaje të vjetër 2.500 vjet në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Trupi i saj, plot tatuazhe, është varrosur me figurina të arta, enë për erëza dhe gjashtë kuaj. Arkeologët mendojnë se gruaja ka qenë pjesëtarë e fisnikërisë siberiane dhe është ekshumuar për shqyrtime të mëtejme. Në ndërkohë, trupat e familjeve të tjera fisnike të varrosur në varrezat tjera të plebenjve sigurisht do të kalben.

5. Dhëmbët e mamutit

Niveli i rrezikut: Për elefantët, i lartë

Ndryshimet klimatike, për shkak të përshpejtimit të erozionit të truallit, kanë filluar të nxjerrin në sipërfaqe eshtrat nga parahistoria. Kur të ndodh kjo, gjuetarët në fildish do të nisen në kërkimin e dhëmbëve të mamutit, i cili është legal. Nga ana tjetër, fildishi i elefantëve nuk është legal. Por, mund të pritet që tregtarët e fildishit blerësve do t’u thonë se është fjala për mamut. Në tregun e fildishit do të qarkullojnë para serioze, ndërsa popullata e elefantëve edhe më tej do të jetë e rrezikuar.

6. Viruset

Niveli i rrezikut: Do të jetë krejt OK. Me gjasë

Në dy vitet e fundit, mikrobiologët francezë kanë zbuluar dy lloje virusesh të groposur thellë në akullin e përjetshëm siberian. Ata viruse potencialisht edhe më tej mund të shkaktojnë infeksione… amebave. Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se atje mund të gjenden edhe viruse potencialisht edhe shumë më të rrezikshëm, si të lisë, por njerëzit me ta sigurisht se nuk do të infektohen.

Temat
Botë

Të afërta