Genc Prelvukaj flet për ‘eksplodimin’ që i ndodhi

Reperi i njohur, Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son javën që shkoi publikuan këngën “A tmerr malli”, e cila u pritë shumë mirë nga publiku. Ky bashkëpunim tashmë ka arritur më shumë se një milion klikime në You Tube.

Genc Prelvukaj në një intervistë për “Radio Vala Rinore”, ka folur për projektin e fundit “A tmerr malli”, ku ka thënë se kjo këngë është nga më të preferuarat e tij dhe se është shumë i kënaqur me suksesin kënga ka arritë menjehërë pas publikimit.

“Kënga është pritur shumë mirë, ka eksplodu gjithandej. Është shumë e çuditshme, këngët që kanë përmbajtje për dashni hynë në treg më gradualisht, mirëpo këto këngë dëgjohen shumë gjatë. Sipas statistikave tona, brenda dy ditëve kjo këngë ka marrë diku gjashtëqind mijë klikime, që nënkupton suksesin e punës tonë. Menjëherë pas lansimit të këngës, fansat na kanë dërguar mesazhe të shumta dhe kënga është bërë share në rrjete sociale nga një numër i madh i fansave. Unë vitin e fundit kam sjellë më shumë bashkëpunime, se sa këngë solo. E ndër këngët e mia të preferuara është kënga e fundit me Festimin”, ka thënë Genc Prelvukja.

Reperi i njohur ndër të tjera ka folur edhe për albumin e ri të cilin pritet ta sjellë vitin që po vjen.

“Ajo që mund të them është se në albumin e ri do të këtë bashkëpunime kryesisht me artiste femra, por nuk mund të them se kush janë këto artiste apo cilat këngë. Unë në studio i kam 50-60 këngë të punuara dhe asnjë këngë nuk zgjidhet pa u konsultuar edhe me artistët. Pra bashkëpunëtorët kryeshit do të jenë të jashtëm, mirëpo mund të ketë edhe ndonjë bashkëpunim edhe me artistët brenda labelit”, ka treguar Genci për “Radio Vala Rinore”.

Temat
Showbiz

Të afërta