Balaj e poston një fotografi në Instagram, tallet keq nga Lorik Cana (FOTO)

Bekim Balaj dhe Edon Hasani kanë zgjedhur Brazilin për të kaluar pushimet e fundvitit.

Pas një pjese të parë të sezonit plot ngarkesë, sulmuesi i Terek Groznit dhe mesfushori i Kukësit po pushojnë në plazhet me rërë të bardhë të Rio De Zhaneiros.

Sot në mbrëmje bomberi shkodran postoi në “Instagram” një foto së bashku me Hasanin, ku mes komenteve të shumta është edhe një batutë e Lorik Canës.

“Bekimo, s’kemi bukë me hongër ti po han Molto në Brazil…”, shkruan me shaka ish-kapiteni i Kombëtares.

Nuk ka vonuar përgjigja e Balajt: “Lorik Cana, na mbytën këtu, nuk paska as Molto”.

Temat
Sport

Të afërta